26 Shtator 2016 - 10:23
Fotografia e Muharrem Qenës, jo shpesh e parë në kujtimin ndaj tij, mbrëmë u shfaq në këtë muze i cili organizoi një mbrëmje për ta kujtuar Muharrem Qenën, artistin e madh, në dhjetëvjetorin e vdekjes së tij.
Një makinë shkrimi, posterat e shfaqjeve të krijuara nga Muharrem Qena, mes tyre edhe ajo e premierës së shfaqjes “Erveheja”, kitara prej nga dolën këngët e tij të fuqishme si “Oj Hanë”, “A thua”, “Vendi im” e “Shokut”, midis tjerash, janë ekspozuar në Muzeun në Mitrovicë.
Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare, shkruan KultPlus. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar.
Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.



17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...