
26 Shtator 2016 - 10:02
Botues i romanit (me 430 faqe) është “Faik Konica” i Prishtinës.
Romani vjen si letërnjoftim, si dëshmi për fillimin e shekullit të kaluar, përkatësisht bën fjalë mbi kundërthëniet historike të asaj kohe të ndjerë kur shqiptarët ishin të nëpërkëmbur deri në asgjësim, shkruan KultPlus. Në shënjestër është historia, keqtrajtimet dhe keqkuptimet e saj, në kohën kur shqiptarët ishin pa aleatë, të mbetur në mëshirën e fatit dhe të misionarëve, në mesin e të cilëve kishte edhe hoxhallarë me përkatësi ruse, siç ishte rasti i imamit të xhamisë së madhe në Prizren i cili, në momentin kur në këtë qytet ishte futur ushtria serbe (konkretisht më 3 tetor të vitit 1912) imami thërret xhematin dhe, pas një stazhi njëzetvjeçar si imam, iu drejtohet: - Ju mbetshi mirë, unë deri këtu e pata.
Romani përgjithësisht merret me fatet e shqiptarëve në raportet e politikës ndërkombëtare, në vorbullën hegjemoniste të shteteve fqinje. Ai fat, në faqet e këtij romani, është aq tragjik, aq i pa definuar sa që, shikuar nga prizmi i sotëm, është e habitshme se si shqiptarët kanë mbetur gjallë.
“Misioni rus”, përveç që merret me realitetet kohore, ato realitete aq tragjike, shtron edhe aspekte tjera të cilat kanë të bëjnë me portretet e figurave më eminente shqiptare të kohës, me ngjyrime reale, pavarësisht se fiksioni është mbështetja e autorit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...