26 Shtator 2016 - 09:23
Sipas lajmit të BBC-së, mësohet se pjesa prej 8 km e murit, e cila ndodhet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është restauruar nga Qeveria kineze me produkte të pretenduara si rërë dhe çimento.
Ding Hui nga Zyra e Veprave Antike të Rajonit Liaoning në lidhje me restaurimin ka thënë se “Këto punime me të vërtetë janë kryer në mënyrë të shëmtuar”.
Në lidhje me punimet e restaurimit të kryera në vitin 2014 Ding tha se janë kryer punimet e mbushjes së vendeve të thyera të veprës 635 vjeçare dhe se në pjesën sipërfaqësore i është shtuar një shtresë mbrojtëse.
Fotografitë e restaurimit të postuara në rrjetet sociale shkaktuan reagimin e një numri të madh të njerëzve.
Muri Kinez, i cili është përfshirë në listën e trashëgimisë botërore në vitin 1989 nga ana e UNESCO-s, me një gjatësi prej, sipas disa të dhënave, 20 mijë kilometrash njihet si vepra më e madhe historike në botë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...