
26 Shtator 2016 - 10:55
Kafshët shpesh janë më konstruktive se njerëzit, edhe pse derrat - sikurse tek “Ferma e kafshëve” të George Orwelli - mbesin të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”. Por në shfaqjen “Një shfaqje teatri me 4 aktorë me disa derra me disa lopë me disa kuaj, me një kryeministër, me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë” është vështirë të dallohen njerëzit nga derrat.
Në provat e së dielës që ishin parapërgatitjet e fundit për premierën që do të jepet sonte (e hënë) në Teatrin Kombëtar të Kosovës, vija ndarëse midis kafshëve dhe njerëzve është e hollë. Regjisorja Blerta Rrustemi - Neziraj ka bërë regjinë e shfaqjes ku luajnë aktorët, Shengyl Ismaili, Adrian Morina, Ernest Malazogu dhe Shpetim Selmani.
Me tekst të dramaturgut Jeton Neziraj, shfaqja paraqet mjegullën e Kosovës që është duke u bërë gati për të hyrë në Bashkimin Evropian. Janë fiks 3 mijë rregulla të reja që shteti duhet t’i plotësojë si kusht për t’i hapur dyert e BE-së pas daljes së Britanisë së Madhe... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...