40-vjetori i lëvizjes punk

25 Shtator 2016 - 21:21      

Ishte pak a shumë spontane - nxitëse e momentit. Organizatori britanik i koncerteve Ron Watts e kishte takuar Malcom McLaren, menaxher i punk-bendit “Sex Pistols” dhe kishte aranzhuar që djemtë të jenë yjet e shquara si pjesë e festivalit të punk-muzikës që ai planifikonte ta mbante në vjeshtën e vitit 1976.

Sa për “t’u nxehur” ai aranzhoi edhe “The Clash” dhe “Siouxsie and the Banshees”- që asokohe ishin bende goxha të reja të muzikës punk në Angli, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. McLaren po ashtu mori edhe disa grupe të panjohura nga qytetet e klasave punëtore, sikurse edhe punkerët francezë, “Stinky Toys”.

Dhe kështu u lind “100 Club Punk Festival”, dhe me të edhe lëvizja punk që do të shtrihej deri në fund të viteve ’70 dhe ende ka ndikim në muzikën e ditëve të sotme. “100 Club Punk Festival” zuri vend për dy ditë në “Oxford Street” në Londër. Kishte goxha shumë alkool dhe nuk mungonin drogat. Ka pasur edhe disa lëndime në mesin e vizitorëve.

Shumica e bendeve ishin krejtësisht të panjohura. Por punk-muzikantët që ishin shfaqur në festival shumë shpejt do të dominonin skenën e pavarur muzikore në Britani. Improvizimet e ashpra dhe vokalet e ngjirura u mishëruan me qëndrimin e një gjenerate të re autonome që nuk kishte mundësi të gjente një vend pune – dhe jo vetëm në Britani, por nëpër gjithë Evropën.

“Pa të ardhme” ishte motoja e shumicës së bendeve – dhe kënaçet me birrë ishin përgjigjja e tyre e përditshme. Gardëroba e guximshme dhe jo konvencionale skenike e punkerëve, me shumë lëkurë të zezë, e qafore, kumsore përreth veshëve dhe frizura me ngjyra fluroshente të njohura si “Mohawk”. Anglia ishte shokuar. Por rinia e rebeluar aty dhe në gjithë kontinentin e Evropës kishte gjetur heronjtë e rinj. Punk-bendet mbinë gjithandej.

Deri në verën e vitit 1977, shumica e revistave muzikore tashmë kishin pasqyruar nëpër ballina punk-bendet më të njohura. Të suksesshmit “Sex Pistols” madje ia kishin dalë të mbanin një eveniment për shtypin – të kompletuar edhe me sigurinë policore... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...