24 Shtator 2016 - 23:37
Escritt, i cili shpesh raporton nga Kosova për ngjarje të ndryshme, së fundmi është marrë me arkitekturën e qytetit të Prishtinës në përgjithësi, por të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në veçanti.
Në një postim në Twitter, korrespodenti me prejardhje nga Budapesti i Hungarisë, ka thënë se do të mbrojë “ashpër” arkitekturën e objektit në fjalë, raporton Koha.net.
“Biblioteka Kombëtare e Kosovës. Nëse ndonjëherë gjej dikë që e quan atë të shëmtuar, do ta paraqes “fuqishëm” mendimin tim ndryshe”, ka shkruar ai në Twitter, ku edhe ka postuar disa fotografi nga ky objekt.
Kosovo's national library. If I ever find the people who called it ugly, I will *vigorously* put forward my different opinion pic.twitter.com/NVl0i8ZUS1
— Thomas Escritt (@tomescritt) September 23, 2016
Më tej, ai ka postuar edhe fotografi tjera të Prishtinës, duke e cilësuar kryeqytetin tonë si “vend shumë atraktiv”.
“Propozime të guximshme, projekte pa frikë: Prishtina është një qytet shumë atraktiv”, ka shkruar Escritt.
Bold propositions, fearlessly ventures: Prishtina is a very attractive city pic.twitter.com/IippVIBurS
— Thomas Escritt (@tomescritt) September 24, 2016
BKUK është vepër e arkitektit kroat Andrija Mutnjakoviq dhe ka filluar punën në vitin 1982, ndërsa thuhet se është e frymëzuar nga hojet e bletëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...