“Blood Father” - spektakli i Mel Gibsonit

25 Shtator 2016 - 19:07      

Skeptik deri në maksimum, “Blood Father” (Gjaku i babait) është pa dyshim i pakëndshëm dhe brutal.

Është gjithashtu i shkurtër, një kombinim që goxha shumë jep krejt atë që do të priste audienca nga një “pulp fiction” në të cilin Mel Gibson luan një burrë të thinjur, me lëkurë të ngjyrosur, në një vend të quajtur “Missing Link Tattoo” Ai natyrisht, është Link: emrin e ka John.

Një burrë që dikur ishte shumë shumë i keq, me mjekër të ashpër dhe zell të thellë për cinizëm, John jeton në një rimorkio të parkuar, në njërën prej atyre vendeve me peizazhe piktoreske jugperëndimore ku shtëpitë e stilit “John Ford” dikur kishin qenë vende të rrethuara me qerre.

Drama për Perëndimin e Vjetër vështirë se vdes, e sidomos nëpër filma, shkruan sot “Koha Ditore”. I realizuar nën regjinë e Jean-François Richet, “Blood Father” është bazuar në romanin me të njëjtin titull që e ka shkruar Pete Craig, i cilin meritat për skenarin i ndan me Andrea Berloff.

Filmi është bazuar në njërin prej atyre misioneve të shpëtimit në të cilat dy njerëz përfundojnë duke e shpëtuar njëri-tjetrin - në këtë rast John dhe vajza e tij e humbur prej kohësh, Lydia (Erin Moriarty). Ajo rishfaqet në jetën e tij pasi në film bën një hyrje të përgjakur me disa gangsterë të armatosur dhe me Johan (Diego Luna).

Gjërat shkojnë si mos më keq, siç edhe do të duhej, kur ajo rikthehet tek babai. Është ky një ribashkim plot tension - John është esëll, ajo është e mbushur pluhur - dhe këto mund të konsiderohen si pikla komedie të filmit. Të qeshurat e tyre ndalen kur vjen radha për spektaklin me gangsterë dhe flakërime armësh.

Richet e kishte bërë regjinë e trilerit të paharrueshëm të vitit 2005, “Assault on Preicint 13”, që në esencë ishte realizuar duke marrë model nga “Rio Bravo” i Howard Hawks. Richet është e qartë se e pëlqen këtë stil të filmave të vjetër po aq sa materialet e vështira... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...