“Blue Velvet” përpara kohës së vet

25 Shtator 2016 - 17:05      

“Blue Velvet” ishte realizuar para 30 vitesh, më 1986, por kryevepra surrealiste e David Lynch, nuk është se përshtatet shumë me atë dekadë.

Disa nga frizurat aty definivitisht janë nga vitet ‘80, por u bën homazhe edhe filmave “noirs” të viteve ‘40 e ‘50, me dy baladat e paharrueshme “Blue Velvet” dhe “In Dreams”, të dyja të incizuara më 1963.

Puna detektive e heroit të filmit do të mund të ishte marrë nga një spektakël me policë, e vitit 1970. Por më shumë se asgjë tjetër, “Blue Velvet” ndihet si filmi i parë i viteve ’90.

Një arsye pse shumica e kritikëve e admirojnë atë, është se filmi ishte disa vite përpara kohës së vet, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Por kjo është edhe arsye pse disa kritikë e shohin me neveri.

Filmi i mëhershëm i Lynch kishte qenë “Dune” i vitit 1984, një epikë ndërhyjnore që u bë një prej filmave më famëkeq në historinë kinematografike.

Blockbustrët për alienët e pavdekshëm duket qartë se nuk ishin ana e tij e fortë (Lynch e kishte fajësuar studion filmike për ndërhyrje), por prapë mund të thuhet se ai ishte pionier: tani është gjë e zakonshme për filmbërësit e rinj të merren me seri të filmave fantastiko-shkencorë, nga “Fantastic Four” deri te “Jurassic World”.

Në çfarëdo shkalle, producenti i “Dune”, Dino De Laurentiis, i dha Lynchut edhe një tjetër shans. Për aq kohë sa do të pajtohej me një pagesë të reduktuar, ai do të mund të realizonte diçka që ishte afër me debutimin e tij eksperimental, “Eraserhead” të vitit 1977. Lynch nuk hezitoi.

Në vend se të zhvendosej në një planet shkretinor në galaktikë, “Blue Velvet” do të zhvendosej në Lumberton, North Carolina, një qytet amerikan me rrethoja të bardha dhe darkues nëpër qoshe të rrugëve. Por ka telashe edhe në parajsë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...