25 Shtator 2016 - 15:03
Tekstet e këngëve të Bruce Springsteen kanë injektuar më shumë dramë dhe mister në mitet për rrugët amerikane sesa kushdo tjetër, qysh prej kohës së Jack Kerouac, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ai, natyrisht, se e di këtë.
Kësisoj është njëra prej shakave të tij në librin e ri e përmbushës të memoareve, me titull “Born to Run”, që flet sesi ai nuk filloi ta ngasë veturën derisa hyri në të 20-at, afërsisht në kohën kur ai u pa nëpër ballinat e “Time” dhe “Newsweek”.
I ati i tij i palumtur dhe i dhunshëm kishte qenë shumë i padurueshëm sa për ta mësuar që të vozisë dhe sidoqoftë, ai edhe ashtu s’mund ta përballonte të kishte një veturë. Kur Springsteen ishte detyruar të ulet pranë timonit, për të bërë disa vozitje në turnetë e hershme, ai do t’i tmerronte anëtarët e bendit. Si i ri ai nuk e kishte përjetuar vozitjen me makinat vetëvrasëse. Ai ishte lindur për autostop.
“Unë kisha hipur në veturat e secilit qytetar të përgjegjshëm që më ofronte një udhëtim”, shkruan ai në “Born to Run”.
Këto vozitje kanë rëndësi, sepse këngët e Springsteen, sikur është poema e Philip Levin, janë intensivisht njerëzore. Wild Billy dhe Crazy Janey, Johnny 99, Mary nga “Thunder Road”, Wayne nga “Darlington County”, Jimi the Saint dhe Bobby Jean, është dashur të vijnë prej diku... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...