Foto: Koha

Hamami që dëshmon namin e Prizrenit

25 Shtator 2016 - 13:01      

Një tufë lulesh ka mbirë midis murit prej gurëve në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren. Është e bukur dhe e freskët edhe në shtatorin e vonë. Mbase mund të merret si simbol se monumenti që mbijetoi për gati 500 vjet nuk do të shkatërrohet nga njerëzit e sotëm.

Tash një kohë Hamami i është nënshtruar një restaurimi, dhe për vizitorët rri i mbyllur. Është i rrethuar në gjithë hapësirën e saj me hekura, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kur u ndërtua, në vitet 1564-74, hamami që mban emrin e atij që dha urdhër për ngritjen e tij ishte në një pikë qendrore të qytetit. Edhe tash është në zemër të Prizrenit.

Është njëri ndër objektet më të mëdha të këtij lloji në Ballkan. Hamam dysh si ky i Prizrenit, pos në Turqi ka vetëm edhe në Maqedoni, Bosnjë, Greqi, e në Serbinë e sotme, derisa Tirana e ruan pjesërisht.

Në funksionin e vet primar, atë të banjës publike, u përdor pothuajse deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Më pas u përdor si punëtori për përpunimin e qumështit dhe produkteve të tij. U tentua që të kthehet në galeri e muze. Pas luftës herë pas here u përdor për aktivitete të ndryshme kulturore e si hapësirë debatesh... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...