Fotografi i skulpturave të gjalla

25 Shtator 2016 - 11:27      

Sikur t’i vazhdonte studimet për mjekësi, Guido Argentini nuk do të ishte ky që është sot: autor i fotografive që kanë pushtuar botën.

Fotografi autodidakt me prejardhje italiane, por që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më së miri njihet për serinë e “skulpturave të gjalla” prej argjendi, shkruan sot “Koha Ditore”. Imazhe të njerëzve që i ka shndërruar në skulptura, janë shpërndarë nëpër media e rrjete sociale.

Përveç me serinë e përmbledhur në librin e tij të parë me fotografi, të titulluar “Silvereye”, Argentini njihet edhe për eksplorimin mjeshtëror që u bën nuancave të ndryshme të bukurisë femërore.

Fotografitë e tij janë ekspozuar në Austri, Belgjikë, Japoni, Ukrainë, Itali, Rusi, Gjermani, Shtete të Bashkuara të Amerikës e në vende të tjera.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Argentini rrëfen sesi asnjëherë nuk është shkolluar për fotografi, tek zbërthen inspirimet përtej fotografive të shumta që mbajnë nënshkrimin e tij... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...