Pianistja në mision me muzikën si terapi

25 Shtator 2016 - 09:33      

Olga Zado nuk e ka problem të ndahet nga një grup miqsh e kolegësh me të cilët ka dalë për darkë në njërin nga lokalet e Prishtinës.

Pas tetë orë provash në ditë, Zado duket paksa e lodhur, por ushtrimet e tilla tashmë i janë bërë përditshmëri. Është duke u bërë gati për performancën e saj si soliste në “DAM Festival” në kryeqytet, shkruan sot “Koha Ditore”. Do të interpretojë veprat e kompozitorit gjerman Robert Schumann dhe atij austriak Franz Schubert.

“Vij nga një ditë ku kam pasur tetë orë prova”, thotë Zado e lindur më 1990 në qytetin jugor e bregdetar të Ukrainës, Odessa që njihet me arkitekturën e shekullit XIX dhe për Teatrin e Operës dhe Baletit.

E Zado është mysafire e një vendi që kurrë nuk ka pasur një teatër të tillë edhe pse tash e një dekadë e planifikon atë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...