24 Shtator 2016 - 11:36
Brenda një kopertine gjenden dy CD. Njëra ofron vepra klasike në kitarë, e tjetra ato flamengo.
Pavarësisht që albumi “Mirage” dhe ai “Solo” kanë dalë në treg qysh vitin e kaluar, Agron Peni s’i ka promovuar ata deri më tani, shkruan sot Koha Ditore.
Mbrëmjen e së enjtes në teatrin “Oda” në Prishtinë gjithçka është përgatitur për një koncert me kitarë.
Pasi që është mbushur salla, Peni fillimisht ka dalë në skenë i vetëm. Ka zgjedhur që së pari të luajë veprat nga albumi “Solo”, ku zënë vend ato klasike. I qetë dhe me një buzëqeshje të lehtë, Peni ka nisur që nëpërmjet kitarës t’i japë shpirt hapësirës.
Kitaristi ka interpretuar veprat që janë 100 për qind përpunime të tij. E madhështia rritet kur Peni shkrin notat që vetë i ka hedhur në pentagram. Publiku e ka përcjellë në çdo lëvizje si për të mos humbur asnjë notë. Kitara duket e pamjaftueshme për këtë virtuoz, të cilit i nënshtrohet instrumenti derisa ai nxjerr maksimumin prej saj. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...