“Evropa” pa fjalë e Kosovës

24 Shtator 2016 - 10:33      

Dy himne po nderonte Albert Bunjaki në përvjetorin e dytë të Pavarësisë së Kosovës më 2010 në Stadiumin e Prishtinës. Njërin e nderoi me heshtje, tjetrit ia këndoi me zemër vargjet.

Futbollistët e Kosovës së drejtuar prej Bunjakit do të zhvillonin ndeshjen e parë miqësore pas shpalljes së shtetit më të ri në botë, shkruan sot Koha Ditore.

Si Bunjaki po këndonte i madh e i vogël në stadium me sytë kah flamuri i kuq me shqiponjën e zezë dykrenore. Vetëm kolona zanore po dëgjohej kur u intonua ai i Kosovës që përfaqësonte flamurin me hartën e artë në zemër me gjashtë yjet e bardhë sipër në sfondin e kaltër.

Të ndryshme ishin reagimet e rreth njëzet mijë shikuesve në tribuna në ndeshjen që përfundoi 3 me 2 për Shqipërinë e drejtuar prej kroatit Josip Kuzhe.

“Ka qenë loja e parë pas Pavarësisë. Ka qenë ndër rastet e para që atëherë është interpretuar dhe normalisht se ka pasur reagime pozitive dhe negative, por me kalimin e kohës është kuptuar se ka të bëjë me simbole të Kosovës”, ka thënë të premten Bunjaki, që jeton në Suedi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...