Origjina ilire e emrit “Kosova”

24 Shtator 2016 - 09:29      

Nga të gjitha të dhënat rreth emrit “Kasova”-”Kosova”, është me interes ta paraqesim dhe qëndrimin e Enciklopedisë Britanike, që lidhet drejtpërsëdrejti me këtë çështje.

Sipas Enciklopedisë në fjalë, alternativa e shqiptimit të emrit “Kosova” frekuenton nga fillimi i shekullit XX, nga shqiptimi i mëhershëm “Cassova” ose “Cassoua”, emër i italianizuar (“Encyclopedia Britanica, Kossova”, volume 15, 1911, fq. 916)

Nga e gjithë kjo që paraqitëm, vlen të komentohen më tutje dhe disa qëndrime shtesë që lidhen me prejardhjen e emrit, shkruan historiani Enver Rexhaj në pjesën e tretë të serisë për historiografinë e emrit Kosovë, në Koha Ditore.

Kështu, nga literatura kuptojmë se interpretimin e parë të emrit “Kosova” e ka bërë akademiku kroat Josip Rogliç, i cili thotë: “E tërë terminologjia gjeomorfologjike dhe emrat gjeografikë të Gadishullit Ilirik janë të gjuhës ilire”, duke ardhur dhe në përfundim që, terminologjia e emrit gjeografik “Kosova”, i takon gjuhës ilire.

Po ashtu interpretimin gjeografik të emrit e shpjegon dhe M. Carrabregu, i cili thotë se termi “kas-a” përmban kuptimet e një kodre, mali apo shkëmbi. Variantet e shpeshta të emrit që ndërkohë paraqiten si, “Kasova”, “Kasava” dhe “Kosova” na japin “kas-a” dhe “va”, që të dy terma gjeografikë (“Deformimi në historiografi - falsifikimet historiografike të shekullit XIX - gjeografisë historike të Kosovës”, M. Carrabregu, New York, 1996, fq. 51-52). (Artikullin e plotë mund ta gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...