Muzikë, modë dhe arte vizuale “Prishtina Open Air Music Nights” [video]

23 Shtator 2016 - 21:14      

Një mbrëmje e shoqëruar me muzikë, modë dhe arte vizuale ishte ajo e së mërkurës, atmosferë kjo e cila mbizotëroi para Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Artistët kosovarë u prezantuan në kuadër të “Prishtina Open Air Music Nights”, organizuar nga “Culture for All”. Mbrëmja nisi me interpretimet e bendit “Oborri”, djemtë e të cilit ftuan publikun të afroheshin afër skenës dhe të këndonin me ta. E derisa muzika po vazhdonte në skenë, në anën tjetër, më saktë në shkallët e Teatrit Kombëtar, vajzat filluan të prezantonin koleksionet e disa prej disenjatoreve tona.

Berna Saraçi, Nita Bllacaku, Yllka Brada dhe Flutura Dedinja ishin disenjatoret, veshjet e të cilave u paraqitën në këtë ngjarje, transmeton emisioni Express në KTV.

Për t’iu kthyer muzikës, pas “Oborrit”, radha ishte për disa të njohur, si: Andos, Dren Abazi e Alban Nimani. Nga ta fillimisht në skenë u ngjit Andos për t’i interpretuar tri këngë.

Andos tha që i vjen mirë që një organizim i tillë po zinte vend në kryeqytet.

Mbrëmja vazhdoi me Dren Abazin, derisa edhe sfilatat po vazhdonin ashtu sikur edhe disa pamje vizuale kishin marrë formë mbi teatër. Ato ishin dizajne interesante të sjella nga Berin Hasi, Qëndrim Uka, Erik Qorolli dhe Granit Halili.

Me gjithë të ftohtin këtë mbrëmje, publiku i pranishëm po vazhdonte të argëtohej me atmosferën, e cila vazhdoi me Alban Nimanin.

Nimani, i cili ishte edhe drejtor artistik i kësaj ngjarjeje, u shpreh se ka mungesë të konsiderueshme të organizimeve të tilla, derisa u shpreh i lumtur që kjo mbrëmje po shkonte mirë.

Me këngët e tyre, Alban Nimani dhe “Asgjë Sikur Dielli” e përmbyllën këtë mbrëmje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...