Kumbaro: Arti i Prelocajt në superpremierën “Afresku” në Francë

23 Shtator 2016 - 11:24      

Tiranë, 23 shtator - Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ishte e pranishme në Francë në premierën e baletit më të ri “Afresku” të balerinit dhe koreografit të njohur me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj.

“Në Provanse, në superpremierën “Afresku” të Angjelin Preljocajt dhe në tryezën e punës për projektet e reja me Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor”, shkruan sot Kumbaro në rrjetin social Facebook, ku ka postuar edhe fotografi të saj dhe koreografit shqiptar.

Ministrja shprehet se “tashmë arti i Angjelinit është pjesë e repertorit të TKOOBAP Albania që nga viti 2014 dhe kjo dashuri artistike e ka jetën e gjatë falë pasionit bujar të koreografit shqiptar dhe sidomos falë talentit të balerinëve tanë”.

Në qendër të baletit “Afresku”” (La Fresque), që u ngjit në skenën e Teatrit “Aix-en-Provence”, është një burrë që dashurohet me një grua në pikturë.baleti2

“Gjithmonë jam impresionuar nga efekti i një pikture në një njeri. Pikturat e italianëve gjithmonë kanë qenë inspirimi im. Në këtë balet, një burrë dashurohet me një grua në pikturë, në tablo, dhe gjendet para një dashurie që nuk deshifrohet lehtë. Dhe përralla kineze të cilën e kam lexuar tregon për një lidhje të tillë”, ka thënë Preljocaj për mediat franceze.

Balerini dhe koreografi Angjelin Preljocaj, ka dhënë shfaqje në skenat më në zë të Moskës, Milanos, Parisit, Berlinit, Nju-Jorkut etj., duke marrë duartrokitje me vepra si “Borëbardha”, “Dasma”, “Akrobati”, “Katër stinët” apo “Pranvera”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...