23 Shtator 2016 - 10:25
"Kam vizituar shumë kampe refugjatësh në Greqi, Turqi, Siri, Izrael e në Gaza dhe kam biseduar me ata njerëz”, ka thënë Ai Weiwei, i njohur për deklarata të hapura kundër politikave të Qeverisë kineze, për çka edhe ishte arrestuar një herë.
“Ata që janë duke luftuar për lirinë e tyre janë heronjtë e sotëm dhe puna ime nuk është asgjë tjetër pos t’iu tregoj atyre respektin që gëzojnë nga unë”, ka thënë artisti në një konferencë për media, në qytetin italian ku ka prezantuar ekspozitën më të madhe retrospektive.
E titulluar "Ai Weiwei libero", ekspozita hapet sot (e premte) dhe do të jetë në dispozicion të publikut deri më 22 janar në “Strozzi Palace” në Tuscan. Ekspozita përfshin 60 vepra, nga instilacionet tek skulpturat dhe fotografitë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...