Ansambli “Lidhja e Prizrenit” shkon në festivalet e Ulqinit dhe të Gjirokastrës

23 Shtator 2016 - 09:59      

Gjatë dy javëve të ardhshme Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “ Lidhja e Prizrenit“ nga Prizreni do të marrë pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit, që mbahet në Ulqin, dhe në Festivalin e Gjirokastrës.

Festivali i Ulqinit mbahet prej 23 deri më 25 shtator dhe organizohet në mbyllje së sezonit turistik. Marrin pjesë 15 grupe nga Evropa, ndërsa Ansambli “Lidhja e Prizrenit“ me grupin e të rriturve do të përfaqësoj Republikën e Kosovës me këngë dhe valle popullore folklorike e burimore, bën të ditur KultPlus. Në pallatin e kulturës dhe në kalanë e Ulqinit, përgjatë tri ditëve të festivalit do të shfaqen tri koncerte nga grupet pjesëmarrëse.

Ndërsa nga data 30 shtator deri më 2 tetor, Ansambli “Lidhja e Prizrenit“ do të merr pjesë për herë të tretë me radhë, në festivalin ndërkombëtar “ Argjiro 2016 “ në Gjirokastër ku bashkë me Ansamblin Kombëtar “Shota” do të përfaqësojnë Republikën e Kosovës, krahas shumë grupeve tjera ndërkombëtare nga rajoni dhe Evropa si: Turqia, Qipro, Kroacia, Bullgaria, Mali i Zi, Rumania, Greqia,Bosnja e Hercegovina, Hungaria, Shqipëria, Maqedonia etj.

“Ansambli “Lidhja e Prizrenit” me këto pjesëmarrje dhe shumë aktivitete të tjera gjatë dy muajve të ardhshëm shënon dhjetë vjetorin e themelimit. “Do të organizojmë koncerte, ekspozitë të fotografive të aktiviteteve tona, do ta botojmë monografinë, do ta shfaqim një film dokumentar, si dhe do organizojmë tryezë shkencore për folklorin etj. Do të mundohemi sa më denjësisht ta shënojmë dhjetëvjetorin e themelimit” ka thënë drejtori i Ansamblit, Jeton Qafleshi.

Festivali ndërkombëtar i Gjirokastrës ka karakter garues. Sivjet ky festival shënon edicionin e 10-të jubilar dhe i dedikohet 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, i cili edhe do të jetë i pranishëm në festival. Përgjatë tri ditëve do të ketë edhe shumë aktivitete tjera si: Panairi i artizanateve, Ekspozita fotografike, etnografike dhe pikturës te shtëpia e Ismail Kadaresë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...