23 Shtator 2016 - 09:48
Dy murale të tjera me motive tradicionale janë realizuar në hyrje të qytetit. Qilimi kuqezi ka zënë vend në objektin e Qendrës së Kulturës, ndërsa murali tjetër është realizuar në objektin banesor përballë Stacionit të Policisë. Ka formën e një shqiponje moderne.

Në qendër të kësaj shqiponje është Hyjnesha e Varoshit, figurë ilire e ngjashme me atë të Hyjneshës në Fron, e gjetur së voni në qytetin e Ferizajt.
Përveç muraleve, artistët morën guximin që për herë të parë t’i krijojnë dy vepra të vogla tredimensionale në shesh. Një ulëse në ishullin tredimensional tashmë është shndërruar në atraksion për të rinjtë e Ferizajt që prej të hënës bënin fotografi në të. Në hyrje të teatrit “Adriana Avdullahu” është krijuar një mozaik me gjarprin ilir (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...