Këshilli për Trashëgimi Kulturore lë objektin që i kushtoi 30 mijë euro në vit

23 Shtator 2016 - 08:30      

Prishtinë, 23 shtator - Pa kryer kurrë detyrat ligjore, jofunksional deri vitin e kaluar, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore do t’i lëshojë zyrat për të cilat ka paguar 30 mijë euro në vit qira, shkruan sot Koha Ditore.

Që prej vitit 2009, kur është konstituuar ky organ i pavarur - i cili ka funksionuar vetëm me 7 zyrtarë të stafit ekzekutiv që janë të përhershëm dhe shtatë anëtarë të KKTK-së që janë emëruar në korrik të vitit të kaluar - ka pasur në dispozicion një hapësirë prej 600 metrash katrorë, bashkë me oborrin e objektit. Kuvendi i Kosovës qysh kur e themeloi KKTK-në kishte lidhur kontratë me pronarin e shtëpisë trekatëshe në rrugën “Sylejman Vokshi” në qendër të Prishtinës.

Plot 29 mijë e 998 euro është shuma e qirasë vjetore. Për tre vjet radhazi, KKTK-ja nuk ka pasur asnjë anëtar. Pavarësisht që detyra kryesore e këtij institucioni është shpallja e pronave të trashëgimisë kulturore nën mbrojte të përhershme, tash 6 vjet prej se ekziston, KKTK-ja nuk ka marrë vendim të tillë për asnjë aset të trashëgimisë. Tashmë kur KKTK-së i është kumtuar vendimi se do të kalojë në objekte qeveritare, institucioni rezulton me rreth 240 mijë euro shpenzime vjetore, duke llogaritur qiranë, ujin, rrymën dhe ngrohjen, përderisa në anën tjetër ende nuk e ka përmbushur asnjë detyrim ligjor dhe s’ka asnjë rezultat konkret pune.

Kryetari i KKTKT-së, Shafi Gashi, ka thënë se prej ditës së parë të tetorit do të zhvendosen si institucion (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...