Kultura në 16 vjet të KTV-së [video]

22 Shtator 2016 - 20:51      

Ekipi i emisionit Express, një ndër prodhimet më origjinale dhe më jetëgjata të KTV-së, vazhdon të punojë me shumë entuziazëm, pasion dhe një nivel të lartë të përgjegjësisë.

Dritare e informimit dhe derë e hapur për artistët e mirëfilltë cilësohet shtëpia mediale Kohavision, nga komunitetit artistik në vend.

Këto 16 vjet, përmes emisionit Express, publiku ka pasur rastin të shohë të gjitha zhvillimet kulturore dhe artistike.

Problemet kulturore janë trajtuar ditë pas dite dhe jo rrallëherë , Express ka qenë iniciues në zgjidhjen e problemeve kulturore në vend.

Guximi dhe mënyra e qasjes në tema të ndryshme, është ajo që vihet në pah dhe vlerësohet nga bashkëpunëtorët e shikuesit tanë.

Teatri, filmi, baleti, muzika, arti bashkëkohorë dhe më gjerë, janë trajtuar gjatë minutave të emisionit për këto 16 vjet.

Përkrahja e artistëve të rinj ka qenë ndër synimet kryesore, shumica prej të cilëve tashmë gëzojnë popullaritet dhe jo vetëm brenda kufijve shqiptarë.

Expressi do të vazhdojë edhe më tej të jetë një dritë shpresëdhënëse për krijuesit e rinj të artit. Derisa për ata që tashmë kanë krijuar identitet në skenën shqiptare do vazhdojë të jetë mbështetës ashtu siç ka qenë për 16 vjet rresht.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...