22 Shtator 2016 - 20:25
Ajo, e shoqëruar nga njëra ndër pianistet më të spikatura të Maqedonisë, Elena Atanasovska, filloi këtë koncert solistik me veprën e kompozitorit me të cilën konsiderohet se nisi koha e barokut, Antoni Vivaldit, pastaj vazhdoi me atë të italianit Caccini-it dhe gjermanit Handel.
Sopranoja bëri dallimin ndërmjet veprave, të cilat janë krijuar në kohën e romantizmit dhe atë të barokut, raporton emisioni Express në KTV.
Sopranoja Ramadani, e cila ka debutuar në skenën e Teatrit të Operës së Tiranës me rolin e Xhildës në operën “Rigoletto”, të Giuseppe Verdi-it, ia kushtoi pjesën e dytë veprave të kompozuar nga romantikët si Puccini, e Strauss.
Mbrëmja e tretë e edicionin e njëmbëdhjetë të DAM Festivalit do të sjellë sonatën për fagot dhe kontrabass të Mozartit, Duetin e maceve për trumbetë, trombone dhe piano të Rossin-it e disa vepra të tjera klasike nëpërmjet nëntë instrumentistëve të një repertori të zgjedhur për instrumente frymore, që fillon të enjten në mbrëmja nga ora 19:30 në Sallën e Kuqe.
Po ashtu, në këtë mbrëmje nga ora 21:00, në Teatrin ODA në Prishtinë, do të mbahet koncerti “Mirage”(mirazh - vegimi) i kitaristit virtuoz, Agron Peni.
Peni, njihet që më anë të mjeshtërisë së tij në kitarë bashkëdyzonë muzikën flamengo më atë latine dhe ballkanike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...