22 Shtator 2016 - 13:46
Në bazë të Planit të veprimit që ka bërë gati MKRS-ja, ky institucion është zotuar të rikontrollojë gjetjet e auditorit dhe të marrë masa. Kryetari i Komisionit, deputeti Faton Topalli, ka numëruar gjetjet e auditorëve.
“Kemi një kaos në shfrytëzimin e buxhetit”, ka thënë ai.
Diskutimi është bërë për gjetjet e vitit të kaluar, probleme këto për të cilat gazeta ka raportuar disa herë para dhe pas publikimit të raportit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.
Sipas raportit, kategoria e “Mallrave dhe shërbimeve” kishte rritje prej 98 për qind në krahasim me buxhetin fillestar, derisa realizimi në fund ishte në nivelin 82 për qind të buxhetit final. Auditorët kanë renditur mbi 20 gjetje për vitin 2015. Shumica kanë të bëjnë me punësime e pagesa të jashtëligjshme. Siç ka raportuar edhe gazeta e po ashtu edhe auditorët kanë gjetur se numri i të angazhuarve me kontrata për shërbime të veçanta në MKRS gjatë vitit 2015 ka arritur në 100 veta, gjysme prej tyre janë angazhuar prej kur ministri Shala ka marrë mandatin në dhjetor të vitit 2014 (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...