22 Shtator 2016 - 09:33
Tash e një dekadë institucioni më i lartë kulturor nuk ia ka dalë të themelojë Inspektoratin e trashëgimisë kulturore. Të mërkurën MKRS-ja nëpërmjet një shkrese i është drejtuar Ministrisë së Financave që t’i lejohen pesë vende të reja pune, edhe pse në listat e pagave figurojnë pesë paga për Inspektoratin.
MKRS-ja planifikon që të ketë tre inspektorë, një kryeinspektor dhe një asistent administrativ. Kësisoj MKRS-ja planifikon që nëpërmjet tre inspektorëve të kontrollojë gjendjen e trashëgimisë kulturore në vend.
“E kemi dërguar sot kërkesën në Ministrinë e Financave. Pas aprovimit do të hapet konkursi”, ka thënë të mërkurën ministri i Kulturës, Kujtim Shala, të cilit i është dashur më shumë se një vit e gjysmë mandat që të vendosë për themelimin e Inspektoratit që përcaktohet me ligj (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...