Amerika fton artistët nga Kosova e Shqipëria për rezidenca artistike

22 Shtator 2016 - 09:31      

ArtsLink Residencies fton artistët nga Kosova dhe disa shtete tjera të botës të aplikojnë për rezidenca artistike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ArtsLink Residencies, siç transmeton KultPlus, fton shkrimtarët, ata që merren me arte performuese, artistët e arteve vizuale dhe artistët e fushave tjera të aplikojnë për rezidencë deri me 15 tetor.

Artistët më pas do të mirëpriten nga organizata kulturore nga të gjitha shtetet në Amerikë, dhe do ti akomodojnë artistët në bazë të rregullave të tyre. Artistët nga Shqipëria, Rusia, Serbia, Sllovenia, Ukraina, Uzbekistani, Estonia, Hungaria mund të aplikojnë për rezidencë.

Qëllimi i rezidencave mbetet krijimi i kontakteve me organizata kulturore në Amerikë dhe me individë që më pas mund të luajnë rol në zhvillimin e artistëve. Ato paguajnë për shpenzimet e artistëve gjatë qëndrimit në Amerikë.

Rezidencat fillojnë vitin tjetër ndërsa artistët duhet të jenë të dëshmuar në vendet prej nga vijnë për të qenë fitues të rezidencave. Rezidencat zgjasin pesë ose gjashtë javë.
Doruntina Basha ka qenë pjesëmarrëse në këtë rezidencë në vitin 2013-të, ndërsa Alban Muja ka qenë pjesë e ArtsLink Residencies në vitin 2010-të.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...