Poeti taivanez fiton çmimin “Naim Frashëri”

22 Shtator 2016 - 08:07      

Fitues i çmimit "Naim Frashëri" të edicionit jubilar, të 20-in me radhë, të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, që mbahet në Tetovë, është poeti i famshëm taivanez, Lee Kuei-Shien, kandidatë për disa vite për çmimin Nobël.

Ky është vendim i jurisë së festivalit i përbërë nga studuesi, Ymer Çiraku (Shqipëri), Ndue Ukaj (Kosovë) dhe Xhelal Zejneli (Maqedoni). Drejtoria e Festivalit, gjithashtu, ka shpallur anëtar nderi të festivalit, shkrimtarin dhe studiuesin e njohur shqiptar, akademik Rexhep Qosja.

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 20 – 24 tetor 2016.

Kjo u bë e njohur në një konferencë shtypi të mbajtur në Qendrën kulturore në Tetovë, nga drejtori i FNP "Ditët e Naimit", Shaip Emërllahu, si dhe anëtarët e jurisë së festivalit, Ndue Ukaj dhe Xhelal Zejneli. Laureatë të mëhershëm të këtij festivali janë emrat e njohur, si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Ali Podrimja (Kosovë), Fatos Arapi (Shqipëri), Athanase de Thracy (Bullgari), Lionel Ray(Francë), Abdelatif Laabi (Marok), Eva Lipska (Poloni), Tua Forstrom (Finlandë), Craig Czury (SHBA) Sebastiano Grasso (Itali) etj.

Në edicionin e sivjetëm, i cili përkon me 20 vjetorin e Festivalit dhe 170 vjetorit të lindjes së poetit kombëtar, Naim Frashëri, janë ftuar 40 poetë nga vende të ndryshme të botës, si: SHBA, Argjentinë, Meksikë, Taivan, Japoni, Danimarkë, Norvegji, Gjermani, Francë, Avganistan, Itali, Poloni, Lituani, Izrael, Rusi, Turqi, Kroaci, Slloveni, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe poete nga mbarë hapsira shqiptare e nga diaspora.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...