Më 23 shtator Elina Duni këndon në Prishtinë

21 Shtator 2016 - 15:45      

Tiranë, 21 Shtator - Këngëtarja e njohur Elina Duni do të këndojë në Prishtinë.

Duni është e ftuar e veçantë në mbrëmjen Gala të Fondit Kosovaro -Amerikan për Edukim, “The Night of The Rising Stars”, (Mbrëmja e Yjeve në ngritje), që do të mbahet të premten, më 23 shtator në Prishtinë.

Ky event artistik organizohet për qëllime bamirësie me qëllim përkrahjen e të të rinjve të talentuar kosovarë përmes bursës për programe master të Këshillit Amerikan për Arsim Ndërkombëtar, KAEF.

“The Night of The Rising Stars” do të zë vend në ambientin e Muzeut Etnologjik dhe do të shoqërohet nga një mini-koncert i ish-bursistëve të KAEF-it, të udhëhequr nga Shpat Deda, për të vazhduar me koncertin e këngëtares Elina Duni.

Njëherësh, kjo mbrëmje synon që t’i festojë të arriturat e Kosovës në fushën e edukimit, prodhimtarisë dhe të kulturës.

Fondi Kosovaro- Amerikan për Edukim, ofron bursa për studime master në disa prej universiteteve më të mira amerikane. KAEF është burim i rëndësishëm për studentët e talentuar kosovarë që të fitojnë dituri shtesë dhe të njihen me mundësi të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më sot, KAEF ka ndarë 87 bursa që nga viti 2005 për një grup të rinjsh të talentuar nga Kosova. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...