Kosova fiton çmim special nga “Europa Nostra” për Eposin e Kreshnikëve

21 Shtator 2016 - 13:32      

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, me ftesë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, po merr pjesë në aktivitetin shkencor promovues me rastin e dhënies së çmimit special “Europa Nostra” 2016 për projektin shkencor “Eposi shqiptar drejt programeve të UNESCO-s”.

“Këtë projekt e ka financuar MAShT dhe rëndësia e tij është shumë e madhe për njohjen e traditës së kërkimit epik dhe për promovimin e vlerave që ka eposi shqiptar për trashëgiminë kulturore jomateriale”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Me këtë rast, ministri Bajrami uroi për këtë çmim dhe për përkushtimin e tyre të gjithë ata që kanë punuar në këtë projekt shkencor dhe theksoi se “çmimi special “Evropa Nostra” ka rëndësi të veçantë, sepse Eposi i Kreshnikëve për herë të parë vlerësohet në shkallë evropiane”.

Ministri, ndër të tjera tha se, “kjo pasuri e madhe poetike shqiptare duhet të jetë e mbrojtur nga UNESCO-s, pra duhet të renditet si një nga vlerat e trashëgimisë botërore të njerëzimit”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...