Etapat historike të hebraizmit zbarkojnë në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës

21 Shtator 2016 - 12:50      

Në pasditen e së martës, holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në muret e tij mbante disa fotografi që nuk na ka rastisur t’i shohim më parë, ose të shohim diçka që u ngjason atyre.

“Populli, Libri, Toka”, ishte ekspozita e cila u hap dje pasdite e që vjen me një histori krejtësisht ndryshe nga ç’jemi mësuar të dëgjojmë, e përveç kësaj kjo ekspozitë është nën mbrojtjen e UNESCO-s, Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kulturë, Shkencë e Trashëgimi, ndërsa në kryeqytet vjen nga Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova.

“Populli, Libri, Toka”, është ekspozitë që u shpalos në 24 panele historike me sponsorim të SHBA-ve, Kanadasë, Izraelit dhe Republikës së Malit të Zi.

Ekspozita sjellë artefakte të rëndësishme mbi etapat historike të hebraizmit i cili daton që para 4000 viteve, diku rreth vitit 1720. Ekspozita nis që nga tregimi për dhjetë porositë e zotit dhe Mojsiut, deri tek shkenca, teknologjia dhe inovacioni gjatë shekullit XX.

Në një prononcim për KultPlus, kryetari i Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova-Ruzhdi Shkodra, tregoi rëndësinë e kësaj ekspozite duke e cilësuar atë si ekspozitë shumë prestigjioze.

“Kjo është një ekspozitë shumë prestigjioze duke pasur parasysh shfaqjen e saj nëpër vende të këtij lloji, e ka aprovimin e organizatës së respektuar UNESCO dhe është nën mbrojtje të saj. Pikërisht kjo na ka shtyrë që ta sjellim edhe në kryeqendrën tonë duke e shfaqur kështu me një histori përmbledhëse 3500 vjeçare të botës hebreje”, pohoi Shkodra.

Në ekspozitë paraqiten në formë të broshurave edhe hebrenjtë që ishin çifutë të krishterë që flisnin pothuajse Aramaic, e më pas edhe helenistët që flisnin gjuhën greke. Dy palët do të përfundonin duke jetuar në Jerusalem.

Pak më larg nuk ka se si të mungojë edhe Herodi i Madh – Herod the Great. Ai ishte mbreti i Judesë, që njihet edhe si Mbretëria Herodiane.

Ndër të pranishmit në ekspozitën “Populli, Libri, Toka”, e cila do të jetë e hapur deri më datën 22 shtator ishte edhe ministri i MKRS Kujtim Shala.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...