Shfaqen kontura të tjera të mureve të kalasë së Korishës

21 Shtator 2016 - 11:26      

Arkeologët ka një kohë që po punojnë në zbulimin e gjurmëve të tjera të kalasë në Korishë të Prizrenit.

Gjurmët e saj nuk ishin të panjohura , madje që nga viti 1965 ishte nën mbrojtje të përhershme, ndërsa në databazën e Ministrisë së Kulturës tani figuron si objekt nën mbrojtje përkohshme nga viti 2012 e më pas edhe 2014. Ajo gjendet në anën jugore të fshatit Korishë në lartësi mbidetare 728 m. Në mikrotoponiminë lokale njihej si Gralishta, a Gradina e Korishës.

Gërmime në këtë kala nisën që më 2002 dhe sipas gjetjeve ajo është ndërtuar në periudhën e antikitetit të vonë, respektivisht në shek. V-VI. Brenda saj janë zbuluar edhe konturat e një kishe paleokristiane nga shekulli VI, transmeton Koha.net. Ajo,siç e përshkruajnë ekspertët, gjendet brenda arealit të brendshëm të fortesës dhe ka një absidë të orientuar drejt lindjes. Po në këtë pjesë u evidentuan gjurmë të sinkronit të konstruktuar në formë të shkallëzuar në trajtë trapezi. Në kuadër të hapësirës së altarit u evidentua edhe pjesë të kangjelës.

Sa i përket materialit të lëvizshëm arkeologjik, po sipas databazës së MKRS këtu dolën në dritë fragmente enësh qeramike të datimit prehistorik, me siguri që lidhen me lokalitetin përballë të periudhës së bronzit të mesëm, si dhe fragmente të enëve të ndryshme si amfora, pitosa, vorba, kana etj të datimit të fundit të antikitetit të vonë, shek. VI.

Lexuesi i Koha.net, Veli Muçaj, na ka dërguar dy fotografi aktuale, nga të cilat shihen gjurmë të reja të zbuluara në këtë objekt të trashëgimisë sonë të pasur, që premton të bëhet pikë tërheqëse për vizitorët, jo vetëm vendës, por edhe të huaj. Sipas këtij lexuesi, afër vendi ku ndodhet ky objekt dikur ka qenë një qytet me emrin Albes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...