“Shqipëria, 1207 km lindje”, hapet më 23 shtator në Marsejë

21 Shtator 2016 - 13:30      

Tiranë, 21 shtator - Ekspozita “Shqipëria, 1207 km lindje” do të hapet në Marsejë, Francë, më 23 shtator 2016 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 3 janar 2017, në muzeun Mucem, në sallën e godinës Georges-Henri Rivière prej 300 m2 në Fort Saint-Jean.

Ndërkohë Ministria e Kulturës ka shpallur edhe emrat e artistëve pjesëmarrës dhe programin e këtij aktiviteti, në të cilin përfshihet edhe një bisedë e Ismail Kadaresë dhe personaliteteve të skenës artistike shqiptare, lidhur me temën e ekspozitës për çështje të shoqërisë dhe të aktualitetit.

Ideja për këtë ekspozitë, pas Marokut, Greqisë dhe Tunizisë, ishte të tregohej sesi disa artistë mesdhetarë trajtojnë çështje të shoqërisë të lidhura direkt me aktualitetin e vendit të tyre. Nuk bëhet fjalë për të përshkruar skenën artistike të një vendi sesa për të përzgjedhur një problematikë e cila të jep mundësinë të kuptosh si dhe nën ç’kënd një territor specifik, i zgjedhur qëllimisht si terren i kufizuar, shikon dhe prezantohet me botën përmes çështjeve që ai shtron.

Përmes veprave të artistëve të rinj shqiptarë (të përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare për Sallonin e Tiranës në vitin 2015-të), veprave të artistëve shqiptarë të pranishëm në koleksionet franceze, shembujve të realizmit socialist të marra nga Galeria Kombëtare e Tiranës, copëzave historike shqiptare të tërhequra nga koleksionet e konservuara në Mucem (magazina e Muzeut kombëtar të historisë natyrore) të ripara nga Edit Pula, artiste bashkëkohore shqiptare dhe veprave të tjera nga koleksione private, kjo ekspozitë kërkon të zgjidhë lidhjet mes artit, pushtetit, imazhit, imazherisë, historisë, propagandës, në një vend mesdhetar dhe europian ende nën ndikimin e të shkuarës së tij të afërt.

Artistët e prezantuar janë artistët e rinj të Sallonit të Tiranës 2015: Endri Dani, Yllka Gjollesha, Ilir Kaso, Leonard Qylafi, Ermela Teli, Driant Zeneli, Fani Zguro dhe Enkelejd Zonja. Po ashtu pjesë e kësaj ekspozite janë edhe artistët prezentë në koleksionet franceze si Anri Sala, Adrian Paci, Alban Hajdinaj, Zef Shoshi si dhe realizmi socialist nga Galeria Kombëtare e Tiranës. Në ekspozitë përfshihen prodhime nga koleksionet shqiptare të Mucem-it (magazina e Muzeut kombëtar të historisë natyrore) artiste e ftuar: Edit Pula.

Për këtë ekspozitë është realizuar një katalog në frëngjisht dhe në anglisht. Në të përfshihet një bisedë e Ismail Kadaresë dhe personaliteteve të skenës artistike shqiptare, një prezantim i artistëve dhe kuratorëve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...