Dy artiste shpalosin në Londër histori nga Kosova

21 Shtator 2016 - 13:05      

Prishtinë, 21 shtator - Tetë vepra të piktores Zake Prelvukaj, katër prej të cilave pasqyrojnë fatin e grave të përdhunuara në luftën e fundit në Kosovë, pjesë e serisë së vitit 1998 “Women of the war” (Gratë e luftës), janë ekspozuar në muret e një galerie në Londër.

Përveç saj, imazhet kosovare në kryeqytetin britanik janë prezantuar edhe nëpërmjet veprave të Lala Meredith – Vulës, shkruan sot “Koha Ditore”. Veprat e Prelvukajt e të Meredith-Vulës janë pjesë e ekspozitës kolektive “SEEDS+SOUL” me kuratore Nora Weller, që është hapur të hënën mbrëma në “Meiner Gallery”.

Ekspozita bashkon nëntë artiste ndërkombëtare nga Lindja e Mesme, Ballkani, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Meredith-Vula është prezantuar me serinë e fotografive “Flowers of Earth and Blood” të realizuar në kuadër të udhëtimit të saj personal për rizbulimin e rrënjëve dhe në identitetin e saj përgjatë 25 viteve të kaluara, përfshirë edhe ankthin e pasluftës në Bosnjë e në Kosovë.

Piktorja Zake Prelvukaj, e cila ndodhet në Londër, të martën i ka thënë gazetës se ekspozimi në Londër i tetë veprave të saj ka peshë.

“Katër janë të viteve kur janë dhunuar gratë, femrat tona. Këtu ka qenë shumë e domosdoshme të shihet emocioni i atyre momenteve të Kosovës në atë kohë. Ndërsa tjerat kanë qenë vepra që pasqyrojnë fatin e engjëjt”, ka thënë Prelvukaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...