Lënda në Gjykatë, Ministria paralajmëron konkurs për Teatrin e Operës

21 Shtator 2016 - 12:02      

Prishtinë, 21 shtator - Ministria e Kulturës ka vendosur që ta injorojë faktin që një pjesë e hapësirës së paraparë për ndërtimin e teatrin të operës dhe baletit “Dr. Ibrahim Rugova” është në kontest pronësor në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Pavarësisht që është duke u zhvilluar një proces gjyqësor sa i përket kësaj çështjeje, MKRS-ja ka paralajmëruar se së shpejti do të hapet konkursi për projektin ideor të objektit.

“Së shpejti do të hapet konkursi ndërkombëtar për projektin ideor. Ne nuk jemi të informuar zyrtarisht për kontest pronësor në Gjykatë”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Veton Firzi.

Sipas tij, grupi punues do të mblidhet edhe një herë për të vendosur kohën kur do të hapet konkursi. MKRS-ja mbështetet në një leje të lëshuar nga Komuna e Prishtinës më 2006, në bazë së të cilës i lejohet shfrytëzimi i hapësirës. Por familja Havolli pretendon se është pronare e 1 hektar e 32 arësh në parcelën prej 2.6 hektarësh afër Fakultetit Teknik.

Për këtë familja Havolli bazohet në një vendim të vitit 1998 të lëshuar asokohe nga Ministria e Financave në Beograd... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...