Grozdev: Humbja e besimit në përjetësi është zhdukje e shoqërive

21 Shtator 2016 - 11:00      

Prishtinë, 21 shtator - Pyetjet se cila është rruga më e lehtë dhe më e vështirë për një shkrimtar në Kosovë dhe përse nuk besohet në përjetësinë e shoqërisë, i kanë hyrë në punë shkrimtarit e botuesit bullgar, Georgi Grozdev, qysh në fillim të debatit.

Kësisoj, Grozdev është munduar ta bëjë më interaktiv debatin “Letërsia në mes të krijimit, editimit dhe botimit” të organizuar nga qendra “Multimedia”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të martën mbrëma ai së bashku me shkrimtaren gjermane Katharina Bendixen kanë shpalosur krijimtarinë e tyre para një audience jo fort të madhe në Prishtinë. Që të dy janë në rezidencën e shkrimtarëve “Prishtina nuk ka lumë”. Por pyetjeve të Grozdevit nuk u është përgjigjur askush. Autori i 20 veprave të përkthyera në disa gjuhë ka thënë se kultura në përgjithësi nuk është në ditë të mira.

“Thelbi i romaneve është që ne jetojmë në kohën e gjuetisë dhe bagazhi kulturor po bëhet gjithmonë e më i panevojshëm”, ka thënë themeluesi i shtëpisë botuese “Balkani” dhe i revistës letrare “Literary Balkans”. Pyetjet e ngritura ka thënë se i ka bërë gjithandej ku është takuar me shkrimtarë. Sipas tij, ata nuk besojnë në përjetësinë e shoqërisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...