21 Shtator 2016 - 09:57
Koncerti për violinë në D-mol i Straussit, është jetësuar nëpërmjet tingujve të Kowalskit, mbështetur nga orkestra e Filarmonisë së Kosovës, në një sallë të improvizuar koncertale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vepra e shkruar mes viteve 1881-1882 në ditët e sotme interpretohet rrallë, dhe për të siguruar partiturat e saj orkestrat në gjithë botën vazhdojnë të paguajnë për të drejtën autoriale. Në koncertin me të cilin Filarmonia e Kosovës hapi sezonin vjeshtor, kjo vepër u interpretua e para, në një mbrëmje që doli të jetë sfidë e kapërcyer me sukses nga instrumentistët.
Vepra për të cilën ky institucion ka paguar 320 euro u interpretua premierë. Koncerti në C-mol për piano, trumbetë dhe orkestër harkore e Dimitri Shostakovichit - që vuri në qendër të vëmendjes interpretuesit mysafirë, trumbetistin Nikolai Stranatovski dhe pianisten Olga Zado - mbrëmjen e së hënës ishte vepra e dytë që u interpretua para publikut në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
E vetmja vepër jopremiale e mbrëmjes, para disa vjetësh qe interpretuar nga Orkestra e Filarmonisë së Kosovës, me solistë pianisten Ardita Statovci në piano dhe Renald Foqi në trumbetë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...