Diversitet stilesh në DAM Festival [video]

20 Shtator 2016 - 22:08      

Disa studentë të Fakultetit të Muzikës në degën e Flautit të Universitetit të Prishtinës po përgatiteshin për performancën e tyre, të cilën do ta kenë në kuadër të hapjes së edicionit të njëmbëdhjetë të DAM Festivalit, i cili nis këtë të martë.

Këta studentë do të përbëjnë Korin e Flauteve të Kosovës, ku nën udhëheqjen artistike të profesorit të flautit Ljubisa Jovanovic, do të luajnë në katër vepra muzikore klasike, të cilat përfshijnë kohën e barokut e deri te modernizimi, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

Dy flautistet e këtij kori, Jeta dhe Matilda, u shprehën të jenë të lumtura në këto prova, pasi që për herë të parë ato do të paraqiten në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikantëve të Rinj, DAM.

Performanca e titulluar “Domosdoshmëritë e harnuara” e dy artistëve Dardan Zhegrova dhe Lola Sylaj, do ta hapë zyrtarisht këtë edicion të DAM Festivalit, e cila fillon nga ora 19:30 në Sallën e Kuqe në Prishtinë.

Trioja në përbërje të tre instrumentistëve: pianistes Olga Zado, violinistit Robert Kowalski dhe Boris Nedialkov në violonçel, do ta vazhdojnë programin e natës hapëse.

Në këtë festival, i cili bashkon muzikantë të vendeve të ndryshme, këtë vit do të defilojnë njëqind interpretues e instrumentistë, do të mbahen nëntë punëtori dhe gjithsejtë njëzet koncerte, transmeton Koha.net.

Përpos koncertit të kitaristit të njohur shqiptar Agron Peni, i cili pritet të mbahet në teatrin ODA, të gjitha koncertet do të mbahen në Sallën e Kuqe nga ora 19:30.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...