20 Shtator 2016 - 19:52
Filmi fokusohet në ngjarjet e vitit 2013 që bënë që Snowden t’i ekspozojë ca programe të fshehta të qeverisë amerikane, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.
Snowden u arratis nga Shtetet e Bashkuara në maj të 2013-ës, pasi qeveria e paditi atë për spiunazh. Dhe shteti rus i siguroi atij azil kah fundi i po atij viti, ku edhe vazhdon të jetojë.
Nga presidentët e shtetit e deri te vrasësit serikë, regjisori i shpërblyer me Oscar, Oliver Stone, nuk ka ngurruar të trajtojë figura kontroverse në projektet e tij dhe kjo histori nuk dallon nga filmat e tij të mëparshëm.
Besohet se realizimi i këtij filmi nuk ka qenë i lehtë, pasi shumë studio filmike në Hollywood e kanë refuzuar realizimin e tij dhe për shkak të sigurimit të integritetit, regjisori është drejtuar jashtë Shteteve të Bashkuara për financimin e këtij projekti.
Stone madje kishte deklaruar se i ka pasur dyshimet e tij, nëse filmi do të arrinte vërtet të shfaqej nëpër kinematë botërore, transmeton Koha.net.
Në film, aktori Gordon-Levitt e luan rolin e Snowden-it dhe Shailene Woodley vjen në rolin e të dashurës së tij, Lindsay Mills. Ndërsa skenat e tij janë xhiruar kryesisht nëpër Evropë.
“Snowden” tashmë ka filluar së shfaquri nëpër kinematë botërore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...