Transformimi i artit të ndaluar japonez

20 Shtator 2016 - 13:18      

Në Japoni, arti i tatuazheve tradicionalisht është lidhur me botën e bandave, sepse pjesëtarët e Jakuzas zakonisht me to e mbulojnë gati krejt trupin. Edhe pse është e ndaluar të realizohen në disa vende publike, njëri prej mjeshtërve kryesorë të artit të pikturimit në trup, thotë se tatuazhet janë pjesë përbërëse e kulturës japoneze.

Ekipi i “Al Jazeeras” e ka vizituar maestron e formës kontroverse të artit, në studion e tij në Yokoham. Horyoshi e ka perfeksionuar Irezumin, stilin japonez të realizimit të tatuazheve në krejt trupin. Ai ka një karrierë pesëdekadëshe në këtë punë, transmeton sot “Koha Ditore”.

"Duhet ta vlerësojmë Irezumin si pjesë e traditës kulturore të Japonisë. Kjo traditë gjatë gjithë kohës është me ne dhe na duhet ta vazhdojmë”, thotë ai.

Tatuazhet në këtë vend konsiderohen si shenjë identifikuese e Jakuzës, një bandë e krimit të organizuar. Njëri prej klientëve të Horyoshit thotë se kjo lidhje nuk i bën fort përshtypje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...