“Zhduket” edhe një mural i Banksyt

20 Shtator 2016 - 10:16      

Një nga punimet e Banksyt është larguar nga një parking në Liverpool, e kësisoj mund të zhvendoset në një galeri të re të artit të rrugës. Vepra e quajtur “Aeroplani i dashurisë” është punuar në vitin 2011 dhe duket si një aeroplan i vjetër me dy palë krahë.

Një zemër qëndronte prapa tij. Aeroplani tashmë është larguar nga muri i parkingut në rrugën “Rumford”, por zemra ka mbetur. Sikurse edhe veprat tjera të Banksyt do të zhvendoset në Liverpool në një galeri të specializuar për art rruge. “Sincura Group” e njohur për zhvendosjen, ekspozimin dhe shitjen e veprave të artistit ka pranuar se e ka hequr aeroplanin, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e CNN.

“Objekti të cilin e ka dekoruar Banksy është në renovim dhe aeroplani është zhvendosur para se të shkojë për ekspozim në shtëpinë e re”, kanë thënë nga kjo kompani. Sam Fishwick, grafist nga Liverpooli, hedh poshtë idenë për një galeri të artit të rrugës. “Nuk është më art rruge nëse vepra zhvendoset në muze ", ka thënë ai për BBC-në. "Është vepër e guximshme, është në rrugë. Nuk ka kuptim të zhvendoset në galeri. Kur njeriu shkon dhe e sheh atë në galeri, vepra e humb sharmin. E humb edhe karakterin", ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...