“DAMFestivali” me 100 muzikantë nga klasikja deri te jazzi

20 Shtator 2016 - 08:38      

Zhanret e ndryshme muzikore, instrumentistët e shumtë e koncertet premierë do të jenë pjesë e “menysë” kulturore të kryeqytetit me edicionin e 11-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAMFestival”.

Mbi 100 mysafirë do të performojnë për shtatë net në kuadër të rreth 20 koncerteve që kryesisht do të mbahen në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Në një konferencë për media të hënën organizatorët kanë shpalosur detajet e javës muzikore që do të ofrojë shumëllojshmëri interpretimesh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtoresha artistike e festivalit, Rreze Kryeziu, ka thënë se hapja e këtij edicioni do të bëhet me një performancë nga artistët Dardan Zhegrova dhe Lola Sylaj. Sipas saj më pas do të vazhdohet me Korin e Flauteve të Kosovës, që si grup është formuar vitin e kaluar. Pjesë e programit të natës së parë do të jetë edhe trio e solistëve nga Mannheimi, Robert Kowalski, Boris Nedialkov dhe Olga Zado. Trioja nuk do të ndalet me kaq.

“Më datën 24 këta do të ekzekutojnë veprën e kompozitorit Igor Stravinsky, që është njëri ndër kompozitorët më me influencë në shekullin XX. Është vepra ‘Historia e ushtarit’”, ka thënë ajo... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...