19 Shtator 2016 - 21:06
Punimet e artistes bashkëkohore, Venera Kastrati, përfshijnë një betejë mbrojtëse, e cila është kundër çdo gjëje që bën përpjekje t’i heshtë shprehjet e shumta të nevojës për identitet, raporton emisioni Express në KTV.
Fotografi, vizatime digjitale, video, tinguj dhe audi-instalacione, përbëjnë punën artistike të Kastratit, e cila për herë të parë është prezantuar para artdashësve në Prishtinë, me ekspozitën personale “Imazhe të munguara”.
Në këtë ekspozitë të kuruar nga historiani i artit Marco Bazzini, artistja e cila jeton në Milano të Italisë, ka përfshirë elemente, të cilat janë cilësuar si përgjigje ndaj plagëve të llojeve të ndryshme.
Nëpërmjet ekspozitës, të cilën artistja e solli para artdashësve në Prishtinë, ajo shfaqi përpjekjen për të rindërtuar një identitet të vënë në krizë nga një ndarje e detyruar.
Përmes ekspozimit të djepit në të cilin këndohen ninullat, thotë të ketë tentuar lëkundjen e kujtimeve të njerëzve, të cilat shpeshherë i harrojnë ato.
Venera tha se arti i saj do të jetë i bazuar në çështjet që kanë të bëjnë me histori personale të grupeve sociale.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...