Kompleksi i vëllezërve Gërvalla bëhet muze nga viti i ardhshëm

19 Shtator 2016 - 20:16      

Në kuadër të vizitave të sotme, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka vizituar edhe Deçanin për të inspektuar investimet kapitale të MKRS-së në këtë komunë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ai së bashku me kryetarin e kësaj komune, Rasim Selmanaj, ministri ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në sallën e sporteve të Deçanit, i cili ndodhët në fazën finale dhe ku ministria do të investojë edhe rreth 400 mijë euro.

Shala po ashtu inspektoi edhe investimet që po bëhen në projektin e rrethojës së stadiumit të Deçanit, projekt i cili do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm ku pritet të ndërtohen edhe tribunat e stadiumit.

“Jam i kënaqur me dinamikën e punëve që janë realizuar në këto dy projekte kapitale që janë investim i MKRS-së. Sportistët deçanas do të kenë dy hapësira të cilat kanë qenë të nevojshme, e që do t’u japin mundësinë të garojnë në sporte të ndryshme”, ka thënë Shala, transmeton Koha.net.
“Në vizitën e tij në Deçan, Shala, ka qëndruar edhe në fshatin Dubovik, në vendlindjen e Bardhosh e Jusuf Gërvallës. Ministria ka investuar rreth 50 mijë euro në kuadër të projektit të restaurimit të tërësishëm të kompleksit të vëllezërve Gërvalla. Vitin e ardhshëm parashihet që ky kompleks të shndërrohet në shtëpi-muze, e që vizitorëve të interesuar do t’u mundësohet të mësojnë më shumë për vëllezërit Gërvalla”, thuhet në komunikatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...