19 Shtator 2016 - 12:03
Edicioni i gjashtë i “Etno Fest” që mbahet në fshatin Kukaj, ndau nëntë çmime në ceremoninë përmbyllëse të së shtunës mbrëma. Ansambli “Vaçe Zela” nga Lushnja kryesoi me tri çmime, përfshirë atë për ansamblin më të mirë, kostumet më të mira dhe valltarin më të mirë, që iu dha Ali Memës, shkruan sot “Koha Ditore”. Aktori më i mirë i “Etno Festit” të sivjetmë u shpall Mehdi Malkaj nga Teatri Kombëtar i Tiranës, derisa aktorja më e mirë Sheqerie Buçaj nga “Etno Teatri Kukaj”.
Çmimi për rapsodin më të mirë iu nda Bajram Bajës nga Malisheva, derisa ekspozita më e mirë u shpall “Hyjneshat në Kukaj” me autore skulptoren Arjeta Miftari.
Ekspozita e cila më parë ishte hapur fillimisht në Prishtinë, nën titullin “Rrugëtimi”, përmban 13 forma të ndryshme të “Hyjneshës në fron”, që njihet edhe si simbol i kryeqytetit.
Për performancën më të mirë u vlerësua ansambli “Ylber mbi Kala” i Shkodrës. Juria në përbërje të etnologut Ukë Xhema, aktorit Bislim Muçaj dhe dramaturgut Haqif Mulliqi, ndau edhe çmimin e karrierës për Ahmet Dursin nga Tirana... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...