19 Shtator 2016 - 09:04
Koncertit do t'i paraprijë performanca “Domosdoshmërritë e harrnuara” nga dy artistë kosovarë Lola Sylaj dhe Dardan Zhegrova, vepër kjo e cila ngërthen në vete disa mediume arti. Sylaj dhe Zhegrova janë finalistë të konkursit “Artistët e së nesërmes”.
Kori i Flautëve të Kosovës në përbërje të 20 anëtarëve të drejtuar nga flautisti beogradas Ljubisa Jovanovic do interpretojnë një repertor tejet atraktiv për publikun. Kjo njëherësh do të jetë prezantimi i rezultati të punëtorisë disa ditore të flautistëve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia me pedagogun Jovanovic i cili ndryshe njihet edhe si artist i markës Haynes.
Ndërsa pjesa qendrore e mbrëmjes do jetë koncerti i trios Triisimo në përbërje të pianistes Olga Zado - njëherësh artiste e markës Seintway & Sons, violinistit Robert Kowalski - koncertmjeshtër i “Orchestra della Svizzera Italiana” si dhe violonçelisti Boris Nedialkov i cili aktivitetin e tij koncertal e ushtron në Amsterdam.
Festivali DAM është themeluar në vitin 2006 dhe që atëherë qëllim kryesor ka promovimin e artistëve të rinj. Festivali do të mbyllet me 26 shtator me recitalin e kitaristit Drilon Çoçaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...