Foto: Koha

FLO me krijime letrare në edicionin që paralajmërohet të jetë i fundit

19 Shtator 2016 - 09:50      

Një video e shkurtër rikthen kujtimet e edicioneve të kaluara të Festivalit të Letërsisë në Orllan të Podujevës.

Koha kur festivali mbahej buzë Liqenit të Batllavës shfaqet nëpërmjet momenteve më të mira ku muzika, poezitë e diskutimet për letërsinë bëhen bashkë për të pranishmit, shkruan sot “Koha Ditore”. Por ka shumë mundësi që FLO të mos “jetojë” më shumë se gjashtë vite. Faktin se festivali është në prag të shuarjes e kanë bërë të ditur organizatorët qysh në hapjen e tij.

Togfjalëshi “edicion i fundit” është përmendur nga organizatori Ragip Luta. E festivali që për pesë edicione është mbajtur në ambient të hapur pranë Liqenit të Batllavës, dhe tashmë kishte krijuar një identitet bashkë me hapësirën, sivjet ka zënë vend në një ambient të mbyllur afër Liqenit.

FLO është hapur nga këngëtari dhe poeti Genc Salihu. Ai ka paralajmëruar se gjatë këtyre ditëve do të dalë në treg vëllimi i tij poetik “Plane për jetën”. Salihu ka treguar se qysh i vogël ka pasur dëshirë të bëhet poet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...