Ministria kërkon ekspertë ndërkombëtarë për Projektligjin e kinematografisë

19 Shtator 2016 - 08:47      

Më shumë se një muaj pas tërheqjes nga Kuvendi të Projektligjit të hartuar nga një grup punues me filmbërës vendës, Ministria e Kulturës është në kërkim të ekspertëve ndërkombëtarë për të hartuar një version tjetër të dokumentit që pritet ta zëvendësojë Ligjin aktual për kinematografi.

Por gjasat që ky grup punues të emërohet brenda vitit dhe Projektligji për kinematografi të shkojë në Kuvend janë shumë të vogla, shkruan sot “Koha Ditore”. Sherri i procedurave që do të nisin nga fillimi, Ligji aktual për kinematografi, i miratuar në vitin 2004, do të jetë në fuqi edhe për një kohë të pacaktuar.

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit nuk ka ndonjë afat se kur do të emërojë anëtarët e grupit të ri punues, i cili do të jetë përgjegjës për hartimin e Projektligjit të ri për kinematografi. MKRS-ja ka kërkuar nga Këshilli i Evropës që pjesë e këtij grupi të jenë edhe ekspertët ndërkombëtarë.

Krejt kjo pasi në ditën e katërt të gushtit të këtij viti, ministri i Kulturës, Kujtim Shala, tërhoqi nga seanca e Kuvendit të Kosovës Projektligjin me arsyetimin se me të nuk pajtohen një pjesë e madhe e kinematografëve kosovarë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...