Albano Carrisi merr shtetësi shqiptare, koncert në Tiranë për Nënë Terezën

18 Shtator 2016 - 11:34      

Tiranë, 19 shtator - Këngëtari i njohur italian, Albano Carrisi dha të shtunën në darkë një koncert në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në nder të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Nga skena e Pallatit të Kongreseve, Carrisi performoi disa prej këngëve më të mira nga repertori i tij, që kanë shënjuar një epokë në muzikën italiane dhe kanë ndikuar po ashtu gjenerata të tëra edhe në Shqipëri.

Koncerti u organizua me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, 20- vjetorit të shoqatës kulturore “Al Bano Carrisi”, si edhe të 27-vjetorit të organizimit të koncertit të parë që dha çifti i këngëtarëve Al Bano & Romina Pouer (17 shtator i vitit 1989) në Tiranë.

Albano Carrisi, i cili mban edhe nënshtetësinë shqiptare, është ndër këngëtarët italianë me më shumë fansa në Shqipëri dhe koncerti i tij është pritur me mjaft interes.

Hyrja në koncert ishte e lirë për të gjithë të interesuarit që dëshironin të përjetonin live emocionet e dhuruara nga zëri i famshëm italian.

Albano Carrisi ka ardhur në Tiranë me ftesë të shoqatës kulturore “Al Bano Carrisi”. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, këngëtari i njohur italian me shtetësi shqiptare, Albano Carrisi, është nderuar edhe nga Bashkia e Tiranës me Çelësin e Qytetit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...