Sikur 2Pac të ishte gjallë

18 Shtator 2016 - 21:15      

Në shtator të vitit 1996, Tupac Shakur kishte dalë zvarrë nga qendra mjekësore “University Medical Center” në Nevada.

Me gjithë parashikimet e tmerrshme që 2Pac nuk do t’u mbijetonte katër plumbave që kishte marrë, reperi i pathyeshëm ishte kthyer në shtëpinë e tij në Los Anegeles - nën paranoja dhe i plagosur, por i përkushtuar ta këpusë lakun shkatërrues të dhunës.

Pasi që Suge Knight ishte rikthyer në burg, 2Pac do të distancohej nga kaosi i “Death Row Records”, shkruan laweekly.com, transmeton “Koha Ditore”. Menjëherë pasi e kishin qëlluar me armë, Shakur do të themelonte kompaninë e produksionit “Euphanasia”, që gradualisht do të absorbonte shumicën e kohës dhe energjisë së tij.

Të ardhurat nga “American History X” do t’i ndihmonin atij që të menaxhonte edhe jashtë marrëveshjeve për incizimet e tij. Një rikthim përkrah Jackie Chan në “Rush Hour” pjesërisht do të fshinte kontradiktat e së kaluarës. Studio e Hollywoodit më në fund e panë 2Pacun si një yll profitabil - një version të keq të Will Smith.

Një rrëfim në ballinën e “Rolling Stone” do të botohej për të pretenduar se ai “më në fund ishte rritur” falë bashkëshortes së tij Kidada Jones dhe babait të saj, Quincy Jones, i cili do të bëhej mentor i tij. Sapo të forcohej, 2Pac do të nënshkruante kontratë me “No Limit Records”, duke shokuar ata që interpretonin si absolute dashurinë e tij për Californian.

Në të vërtetë, ai gjithmonë do t’i donte të gjitha format e rap-muzikës, siç kishte thënë njëherë vetë ai se “Grip It!On That Other Level” e Geto Boy’s ishte e preferuara e tij. Përveç kësaj, “Master P” kishte do të themelonte labelin e tij në Bay Area, ku ai njëherë kishte bërë përpjekje të nënshkruante kontratë me 2Pacun gjatë ditëve të tij në “Digital Underground”.

Të dy albumet e tij bëhen hit dhe zunë vendet e para në toplista: duetet e 2Pacut dhe Mystikal ishin thjesht spektakulare. Si baba dhe bashkëshort, 2Pac do ta gjente veten drejt pajtimit me armiqtë e tij. Paraqitja e tij në “It’s Mine” përkrah me Mobb Deep dhe Nas, do të bëhej një hit i kohës, duke rikthyer respektin për reperin që njëherë e kishte quajtur veten “MC New York” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...