18 Shtator 2016 - 19:10
Del të jetë se një pushim i shkurtër është pikërisht ajo çfarë ka pasur nevojë kjo seri për të gjetur ekuilibrin e vetë, pas hapave të gabuar me “Bridget Jones: The Edge of Reason” që kishte rënë në disa kurthe që janë shumë të zakonshme për secilin vazhdim të një filmi, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”.
E kjo duket se është e lidhur edhe me faktin që Sharon Maguire, e cila realizoi në mënyrë perfekte pjesën e parë “Bridget Jones’s Diary” është kthyer (Beeban Kidron e kishte bërë regjinë e pjesës së dytë) për të punuar në një skenar të autorëve Helen Fielding, Emma Thompson dhe Dan Mazer.
Le të merremi me faktin se ky film në esencë është dashur të shtypë butonin “përditësim” për fundin e lumtur në pjesën e dytë, kur Bridget kishte thënë se edhe në moshën 33-vjeçare, ka mundur ta gjejë lumturinë dhe dashurinë me të vetmin Mark Darcy (Colin Firth).
Gati 12 vjet më vonë (midis realizimit të filmave) Bridget është 40-vjeçare dhe Mark Darcy ka ikur dhe është martuar me dikë tjetër. Por kjo është një Bridget që ka evoluar. Sigurisht, ajo mund të hajë ëmbëlsira e vetme në të banesën e njëjtë e të vjetër në Londër, në krevatin e vjetër duke dëgjuar këngën e vjetër të Celine Dionit, por kjo gjë s’është tragjike... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...